21 janari, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse dosja do i kalojë SPAK
TIRANË– Më 27 shkurt, Gjykata e Lartë do të vendosë përfundimisht se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo prokurorisë së Tiranës. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011.
Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë se kush do t’i vijojë hetimet për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës apo SPAK, për të hapur hetimin e krimit shtetëror në bazë të vendimit të gjykatës së Strasburgut.
Edhe kreu i qeverisë, Rama në ceremoninë përkujtimore të 21 janarit, tha se shpreson që Gjykata e Lartë të marrë një vendim me drejtësi.
Mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do vendosë me drejtësi me 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarin nga kurrizi pa shtyllë i prokurorisë së Tiranës në duart e SPAK për të hetuar ç’ka krejt është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë, asgjë më pak”, tha Rama.
Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. 27 shkurti është vendimtar për të ndarë përfundimisht nëse SPAK do marrë në dorë 21 janarin e pahetuar si krim shtetëror
Lajm ne përditësim..