2025 nis me fluks të madh pasagjerësh për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Një fluks i lartë pasagjerësh është krijuar në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës pas festave të fundvitit.

Gjatë ditëve të para të janarit janë shënua mib 135 mijë pasagjerë ku vetëm më  3 janar kanë fluturuar mbi 31 mijë pasagjerë.

Ndërsa për vitin 2024 janë numëruar mbi 10 milionë pasagjerë dhe mbi 780 mijë fluturime në total, ku vetëm në dhjetor janë procesuar 700 mijë pasagjerë dhe 4500 fluturime.

Po përgatitemi për një vit të ri të ngarkuar. Plani ynë për 2025 është të arrijmë 12 milionë pasagjerë, pra të vazhdojmë rritjen, por këtë vit pak më ngadalë, pasi duhet të përfundojmë të gjitha punimet që kemi nisur në 2024: zgjerimin e terminalit, zgjatjen e pistës, përgatitjen për fluturime edhe më të gjata, drejt Amerikës së Veriut. Siç e shohim nga ditë e para të janarit, mund të themi që aeroporti është gjithmonë plot. Më shumë se 700,000 persona udhëtuan vetëm gjatë dhjetorit të vitit kaluar. Viti që lamë pas ishte një vit i suksesshëm për TIA, dhe për këtë dua të falenderoj stafin, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer” tha Pier Vittorio Farabbi, Drejtori Operacional i TIA-s.