ITALI– Aksidenti me një mjet Ferrari kishte marrë vëmendjen e mediave italiane ditën e sotme. Nga aksidenti ndërruan jetë dy persona, të cilët u karbonizuan nga zjarri që përfshiu mjetin pas përplasjes. Burri në mjet është identifikuar vetëm prej mjetit, një Ferrari të bardhë me targë zvicerane, dhe është shqiptar por me pasaportë serbe. Ndërsa gruaja ende nuk dihet se kush është. Pritet që analizat e ADN-së të zbulojnë më shumë lidhur me identitetin e saj.
Shqiptari është identifikuar si Hysni Qestaj, nga Komuna e Junikut, i cili përdorte emrin e artit “Dj Style Q”.