“2 orë para fillimit të ndeshjes, stadiumi i Dortmund-it kuq e zi!”- Ariglon Pali raporton live për Replikë. Shijoni pamjet magjike

Edhe pak orë kanë mbetur nga ndeshja e madhe Shqipëri-Itali. Të shumtë janë shqiptarët të entuziazmuar, që janë zhvendosur në stadiumin e Dortmundit.

Kolegu Ariglon Pali raporton Live për Replikë duke treguar situatën në stadiumin ku pritet të zhvillohet ndeshja.

Gazetari bën me dije se e gjithë stadiumi është kuq e zi, madje edhe sektori i tifozëve italian. Siç shihet nga pamjet live që gazetari transmeton, shqiptarët duken entuziastë, brohorisin dhe këndojnë, në mbështetje të kombëtares së tyre.

Ndeshja pritet të startojë në orën 21:00.