2.4 mln të prekur me HIV në Evropë, 98 raste të reja në Shqipëri në 2022!
Mbi 110 mijë raste të reja me HIV/AIDS u zbuluan gjatë vitit të kaluar në kontinentin tonë, ku 98 prej tyre janë në Shqipëri, thuhet në raportin më të fundit të organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dita botërore kundër kësaj sëmundjeje 1 dhjetori e gjen Evropën me një total 2.4 milionë të prekur me këtë virus.
Në krahasim me vitin 2021 është shënuar një rritje e rasteve me 4.2%, por, po të krahasohet me vitin 2019, rastet janë ulur me 20.5%. Më zbulimin e kurave për të luftuar këtë virus, vdekshmëria e të prekurve ka pësuar rënie me 44.1% në krahasim me vitin 2013, kur pati 1373 vdekje. Në total për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në rajonin e Evropës 767 persona.