2.3 mln turistë të huaj vizituan vendin gjatë muajve të parë, Rama: Rritje me 38% krahasuar me vitin e kaluar!
Rreth 800 mijë turistë kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.3 milionë numrin e vizitorëve gjatë muajve të parë të këtij viti. Shifrat i bëri publike kryeministri Edi Rama i cili shkruan se në muajt e parë të vitit 2024 ka një rritje prej 38% të numrit të turistëve krahasuar me vitin e kaluar.
“Rreth 800 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill duke i çuar në 2,3 milionë flukset turistike hyrëse në muajt e parë të 2024, ose +38% më shumë se një vit më parë, teksa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me institucionet publike, me bashkitë dhe sektorin privat po punojnë intensivisht për një sezon turistik veror me prioritet sigurinë, pastërtinë dhe rritjen e standardeve në shërbime”- shkruan Rama.