19-vjeçari në luftë me jetën te Trauma, arrestohet autori që e goditi me thikë

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Gjithash, nga strukturat e Policisë, u ndalua shtetasi i dëmtuar I. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, pasi më datë 22.12.2024, dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë gjahu, të cilën e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.