Nerjana Xhufi është 18-vjeçarja nga Tirana që i ndryshoi jeta brenda një nate. Ajo shkoi për t’u argëtuar në një nga netët live të këngëtares Aurela Gaçe dhe kjo e fundit e spikati në publikë, duke e thirrur në skenë. Aty Nerjana këndoi së bashku me artisten dhe la pa fjalë të gjithë publikun.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se merrej me muzikë, por nga suporti që ka marrë këto ditë, po e shikon më seriozisht. Nerjana zbuloi se njëkohësisht vazhdon shkollën për infermieri dhe punon si estetiste.
“Unë merrem me muzikë, por asgjë serioze deri më sot. Jam marrë me muzikë, por jo kaq intensivisht. Jam marr me disa projekte të vogla, si per shembull me Gjergj Lekën, por asnjëherë nuk kam publikuar këngë të mijat. Nga ky moment e kam marrë më shumë seriozisht. Suporti që më është dhënë nga të gjithë njerëzit, por sidomos nga Aurela ka qenë shumë i madh dhe më ka shtyrë shumë përpara që ta vazhdoj seriozisht. Marr dhe mësime kantoje nga pedagoge Alma Strazimiri, por tani janë bërë dhe më serioze.
Mendoj që këtu në Shqipëri, jeta mund të bëhet shumë e bukur. Mund te ndjekësh pasionet e tua, mund të kesh një të ardhme të mirë, nqf të se punon fortë. Mund të kesh një të ardhme shumë të mirë”, u shpreh ajo.