18 urdhër-arreste/ SPAK ndëshkon punonjës e ish-punonjës policie: Kontrabandonin para e florinj
Plot 18 urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organiizuar dhe Korrupsionit. Bëhet fjalë për një hetim të nisur në vitin 2022.
Vit në të cilin, institucionet e huaja informuan homologët shqiptarë për trafikim të florinjve dhe materialesh të tjera. Sendet me vlerë, thueht në hetim, dërgoheshin përmes çantave nga Franca në drejtim të Shqipërisë. Mes mallrave me vlerë, ka pasur edhe raste kur sillnin vlera të mëdha parash, duke mos i deklaruar në kufi. Sendet me vlerë futeshin përmes Portit të Durrësit. Ndërsa futeshin në vendin tonë, sa herë që në turn ishin dy policët e arrestuar, punonjës të PKK Durrës.
Në pranga është vënë edhe Sokol Idrizi, ish-shofer i ish-Drektorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Idrizi është vënë në praga bashkë me bashkëshorten e tij.
Grupi akuzohet për ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, ‘Kontrabandë mallrash’, në kuadërin e grupit të strukturuar.