17-vjeçarja largohet nga banesa, nëna denoncon zhdukjen e vajzës së saj në polici


Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.