17 të vdekur pasi një autobus bie në një luginë

Shtatëmbëdhjetë persona u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një luginë në shtetin lindor brazilian të Alagoas, thanë autoritetet lokale.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, autobusi me 40 pasagjerë humbi kontrollin dhe u zhyt në luginën në zonën malore të komunës Uniao dos Palmares.

Qeveria e shtetit është zotuar të ofrojë ndihmë të plotë për familjet e viktimave dhe ka shpallur tre ditë zie.

Shkaku i aksidentit po hetohet.