16 viktima nga uragani “Milton” në Florida

Kjo pamje duket se çfarë ka lënë pas uragani Milton, që përshkoi mes Floridën, të Mërkurën dhe të Enjten. Numri i viktimave ka arritur në 16. Ekipet e emergjencës presin që bilanci të rëndohet, teksa po vijojnë operacionet e kërkimit të kërkimit në terren.

Ndonëse nuk ishin ato më katastrofiket që parashikoheshin, mendohej në një shkallë të gjerë. Zona të tëra të banuara janë rrafshuar. Energjia është rikthyer tek një pjesë e banorëve të zonave qendrore të Floridës, megjithatë, dëmet në sistemin e transmetimit janë të rënda dhe mbi 2 milionë shtëpitë e biznesit mbeten në errësirë.

Disa zona janë ende nën pushtetin e ujit, ku niveli mbetet në gjysmë metri, çka e bën ende të pamundur hyrjen atje, më ka varur. Autoritetet u kanë bërë banorëve të mos rikthehen në shtëpitë e tyre, pasi pritet një tjetër përkeqësim i motit dhe rreziku u përmbytjeve nuk ka kaluar.

Ndonëse ende nuk ka nisur të bëhet bilanci financiar, dëmet parashikohet të ketë në gati 180 miliardë dollarë.