15-vjeçari shkoi i plagosur në shtëpi, babai e çon në spital! Dalin detaje nga plagosja me armë zjarri e të miturit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, Tiranë, ku një 15-vjeçar, i identifikuar si E. Pellumbi, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Policia ende nuk ka përcaktuar vendin e saktë të ngjarjes, pasi i mituri nuk ka dhënë informacion mbi rrethanat e plagosjes.
Sipas burimeve, adoleshenti është kthyer në shtëpi i plagosur, dhe më pas ka qenë babai i tij ai që e ka dërguar me urgjencë në spital. Aktualisht, ai ndodhet ende në sallën e operacionit për heqjen e plumbit. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabël dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën.