13-vjeçarja shqiptare u shpall kampione Europe në shah, Rama e uron: Urime kampione

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku uruar, 13-vjeçaren, Kler Çaku i cila u shpall kampione Europe në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Shahut, me Çakun që fitoi 7 duele dhe 3 barazime, duke i dhënë titullin në Slloveni për vajza deri në moshën 14-vjeçare.

“Urime kampione!

KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç” shkruan Rama./abcnews.al