Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum tha sot se ka nisur hetimi për vdekjet tragjike të 13 fëmijëve në katër spitale të Meksikës qendrore, që dyshohet se janë shkaktuar nga kontaminimi i serumeve ushqyese.
“Është shumë e trishtë kjo që ndodhi, së pari duhet të kujdesemi për familjet. Ne besojmë se vdekjet që ndodhën në katër spitale kanë ndodhur nga kontaminimi i serumit me bakterie. Ne kemi ndërprerë kontratën dhe regjistrimin që kompanitë kishin për ushqimin e fëmijëve, shumica ishin foshnje”, tha presidentja, duke shtuar se sapo të zbulohej shkaku i saktë do të bëhej publik.
Qeveria thotë se solucioni ushqyes që u jepej të vegjëlve me injeksion në spitalet e fëmijëve, është kontaminuar me bakterie, shkruan rrjeti AFP.