125 drejtues të mjeteve kanë rezultuar nën efektin e drogave

Tiranë 📍

Shkon në 125 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.Drejtuesi i automjetit me iniciale D.D. 28 vjeç, është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë. Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “THC”.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja dhe arrestimi në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP❌shpejtësi❌parakalim❌celular🚘