12 plumba u zbrazën 200 metra nga banesa! Babai i dy fëmijëve Lulzim Visha me precedent penal, hasmëria dhe konfliktet pista konkrete për policinë

Detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e Lulzim Visha nga Kamza, i cili u gjet i vdekur brenda automjetit të tij, në  rrugën “Shën Stefani” të Zall Mnerit në Tiranë.

Ngjarje e ndodhur rreth orës 07:45 minuta, rreth 200 metra nga banesa e viktimës. Ai po nisej për në punë dhe duket se autorët e kanë pritur për ta ekzekutuar më pas në automjetin e tij. 12 gëzhoja janë gjetur në mjetin që përdorej prej tij, me Lulzimin që punonte në shërbim postar.

Nga hetimet paraprake pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e hasmërisë, pasi i vëllai i viktimës ka vrarë një person disa vite më parë.

Por nuk përjashtohen edhe konfliktet e Lulzimit. Për policinë ai ka qënë emër i njohur, ma babain e dy fëmijëve që është proceduar disa herë. Një tjetër pistë që grupi hetimor ka ngritur dhe po verifikon është ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundi me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.

Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, ku ky i fundit ka vrarë më armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë më datë 10 Prill të vitit 1997.

Gjykatës e Tiranës e ka dënuar Besnik Vishën më 29 Qershor të vitit 2001 me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Ai ka qenë për disa vite në kërkim, teksa është arrestuar në Tetor të vitit 2009.