114 vjetori i lindjes së Nënë Terezës/ Rama: Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Në një postim në rrjetet sociale, ai e ka quajtur Nënë Terezën, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit.
“Sot përkujtojmë 114 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Shenjtorja shqiptare që i përket mbarë njerëzimit ”, shkruan kreu i qeverisë. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më vonë si ‘Nënë Tereza’ lindi më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup të Maqedonisë.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar katoliko, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.
Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që janë duke vdekur nga HIV/AIDS, lebëra dhe tuberkulozi, ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla.