111 vjetori i Pavarësisë/ Ministri Hasani: Gëzuar Shqipëria jonë! Modeli ynë i bashkëjetesës burim frymëzimi e krenarie

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka uruar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, me një mesazh në rrjetet sociale.

“Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

 

 

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!”, shkruan ai.