Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka kujtuar sot 23-vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake në SHBA. Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se Shqipëria qëndron me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes.
“Sot, ne nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë për guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaqën si përgjigje. Shqipëria qëndron me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes”, shkruan Hasani.