107 kallëzime për krime zgjedhore në Shqipëri, 47 procedime penale dhe 7 arrestime deri më 22 maj

Prokuroritë pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin kanë regjistruar një numër të lartë kallëzimesh penale në lidhje me shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.

Sipas të dhënave zyrtare deri më 22 maj 2025, janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime penale, që prekin nenet kyçe të Kodit Penal lidhur me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Nga këto kallëzime:

-64 janë dorëzuar nga policia gjyqësore,

-17 nga SPAK,

-9 nga subjekte politike,

-11 janë regjistruar kryesisht,

-dhe 6 janë depozituar nga shtetas të ndryshëm.

Numri më i lartë i kallëzimeve është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës (33), ndjekur nga Dibra (17), Elbasani (12), Lezha (8), dhe Fier (10). Kallëzime janë regjistruar edhe në Sarandë, Durrës, Gjirokastër, Kukës, Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Berat.

Nga këto kallëzime, 47 janë kthyer në procedime penale, të ndara si më poshtë:

-Tiranë: 9 procedime

-Elbasan: 9 procedime

-Fier: 7 procedime

-Dibër: 7 procedime

-Gjirokastër: 3 procedime

-Lezhë: 3 procedime

-Sarandë, Shkodër, Korçë: nga 2 procedime

-Durrës, Kukës, Vlorë: nga 1 procedim

Vepra penale përfshijnë, ndër të tjera, parashikimet e neneve 325 (pengimi i zgjedhësve), 326/a (përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike), 328/a (korrupsioni aktiv në zgjedhje), 328/b (korrupsioni pasiv), 329 (shkelje e fshehtësisë së votës) dhe 332/a (shkelja e rregullave të financimit të fushatave).

Kërkesa për gjykim dhe pushime procedurash

-Një rast nga Dibra është dërguar për gjykim me një të pandehur pa masë sigurimi.

-Një tjetër rast nga Gjirokastra është kërkuar të pushohet.

-Po në Gjirokastër, për një çështje të veprës penale të parashikuar nga neni 327/1, është kërkuar zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

-Për 16 kallëzime është vendosur mosfillimi i çështjes, kryesisht në Tiranë (8), Dibër (3), Kukës (2), dhe nga një në Sarandë, Fier dhe Elbasan.

Gjithashtu, 6 kallëzime penale janë referuar për kompetencë në SPAK nga prokuroritë e Durrësit, Lezhës, Dibrës dhe Fierit.

Arrestime dhe masa sigurimi:

-Deri tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona, përkatësisht:

4 në Tiranë

1 në Elbasan

1 në Lezhë

1 në Fier

-Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër ndalimi për 4 persona.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Informacion i përditësuar për kallëzimet, procedimet penale dhe arrestimet në lidhje me veprat që prekin zgjedhjet e lira

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion tëpërgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:

Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11raste dhe shtetas në 6 raste.
Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në ProkurorinëFier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 nëProkurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 nëProkurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 nëProkurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 nëProkurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.
Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrësgjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodërgjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedimpër veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 2 procedimepër veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorëgjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithësej 9 procedime për vepratpenale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329Kodit Penal.
I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.
Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për  veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim.
Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit drejtpërdrejtë.
Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit.
Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.