102 kontejnerët me mbetje toksike të Kurum gati për të helmuar Shqipërinë

Prej ditësh, në ujërat e detit Adriatik po qëndron anija turke “Moliva” për të sjell të tjerë helme për popullin shqiptar projektuar nga kompania “Kurum”. 102 kontejnerët përmbajnë mbetje toksike, teksa vazhdon të qëndrojë në radën e jashtme të portit detar të Durrësit në pritje të një vendimi për ankorimin e saj në kalatë dhe shkarkimin e tyre.

Autoritetet nuk kanë marrë ende një vendim lidhur me atë që do të bëhet me konteinerët, pasi Kurum po pret momentin e duhur për të vepruar. Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritetet shqiptare bashkë me Olaf, u nisën nga impianti ‘Kurum’ pranë metalurgjikut në Elbasan.

Për të humbur gjurmët, ashtu siç ndodh gjithmonë në ditën me diell, mbetjet toksike u shiten tek kompania ‘Sokolaj’. Më pas, ‘Sokolaj’ ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën më 4 korrik 2024.

Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore, por ne jemi shqiptar dhe të mësuar për të bashkëjetuar me helmet që prej vitesh mbërrijnë në vendin tonë falë “Kurum”. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.