100 të rinjtë e FRPD i bashkohen PS, Kujtim Cakrani: Zamira Sina dhe Ardi Kollozi dikur me PD, sot biznesmen me firmë të Ramës

Bashkimi i disa të rinjve të FRPD me Partinë Socialiste nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga opozita.

Një zë i fortë kundra qeverisë Rama, Kujtim Cakrani ka komentuar jo vetëm lëvizjen e fundit por edhe me herët.

Ai ka kujtuar se PD e Vlorës nuk është katandisur në këtë gjendje nga të rinjtë e sotëm por nga ish- drejtues të Partisë Demokratike, siç ka qënë Ardian Kollozi i cili sot radhitet një biznesmen turizmi që sipas Cakranit me firmën e Ramës ka ndërtuar  resorte në bregdet.

“Kollozë “ tapia e legalizimeve ja hoqën ngjyrat PD që në 2013 shkruan Cakrani.

STATUSI I PLOTË:

Meqë Rama shkrifet se ka blerë nga PD e Vlorës, Zamirën bashkë me 100 të rinjë!

Zamira e Ramës, apo siç Rama ka qejfë ta quajë (shtriga e PS) nuk është e re në politikë jo? Zamira është e njohur për qytetarët e Vlorës, gjatë pushtetit të PD 2005-2013. Zamira ishte e “përkëdhelura” e kryesisë apo drejtuesëve të Partisë Pemokratike dega Vlorë.

Edhe pse nga një familje thellësisht e majtë, ndryshe vajzat apo gratë e tjera në PD, pa asnjë kontribut asaj iu dha mundësia të kapërcente në politikë dhe të bëhej drejtoreshë në disa institucione të qytetit të Vlorës deri në vitin 2013, kur PD e dorëzoi pushtetin.

Një nga arsyet pse Partia Demokratike, humbi dhe dorëzoi pushtetin më 2013 ishte se në radhët e saj futi shumë Zamira duke iu dhënë pushtet pamerituar.

Zamira me shoqe që u bënë drejtoresha jo vetëm në moshë të njomë nga 30 vjeçe, por ishin shkaktaret e shkatërrimit të vlerave të PD, Zamira me shoqe dhe “Kollozë” tapia legalizimeve, me veprimet e tyre ja hoqën ngjyrën BLU partisë demokratike më 2013.

Aktualisht PD në Vlorë po vuan pasojat që la Zamira me shoqe dhe “Kolloz” tapia i legalizimeve që pas 2013 kur PD doli opozitë nisi biznesin e Turizmit ku merr leje nga Edi Rama në emër të djalit për të ndërtuar hotele.

Sot Rama kafen e mëngjesit e piu nga ballkoni hotelit të “Kolloz” tapisë në ujin e ftohtë Vlorë.

E pra Prokuroria e Posaçme SPAK nëse duhet të hetojë ish zyrtarët, ja ku ka “Kolloz” tapinë e legalizimeve, ta nisi nga verifikimi pasurisë së tij dhe hoteleve që ka dhe po ndërton me lejen e Kryeministrit Rama.

Kryeministër mos na e shit Zamirën si prurje e re në politikë, sepse për vlonjatët ajo është shumë e konsumuar dhe e vjetër pasi vet ju në 2013 bëtë fushatë kundër modelit Zamira dhe do jepnit Shqipërisë një tjetër vizion. Por edhe ti përfundova tek Zamira.

Ky është një ogur i zi për ty që do dalësh në opozitë.