100 automjete pritën në radhë për shkak të bllokimit të sistemit, nis pas disa orësh puna në Qafë-Thanë

Pika e kalimit kufitar në Qafë-Thanë ka hasur vazhdimisht probleme me sisitemin duke krijuar trafik të rënduar të automjeteve. Qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.

MAQEDONI E VERIUT- Ka rifilluar normalisht puna në pikën e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedoninë e Veriut, ku prej orës 06:00 të mëngjesit sistemi i përpunimit të të dhënave ishte bllokuar. Pala maqedonase ka punuar prej mëngjesit manualisht dhe kjo procedurë ka krijuar vonesa dhe radhë në kufi, ndërsa tashmë puna ka nisur normalisht.

Rreth 100 automjete të vogla dhe mbi 20 kamionë qëndruan në pritje në pikën e kalimit kufitar.  Pika e kalimit kufitar në Qafë-Thanë ka hasur vazhdimisht probleme me sisitemin duke krijuar trafik të rënduar të automjeteve. Qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.