“10 viktima nga sulmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë trupat

Policia në Suedi ka njoftuar se dhjetë persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një sulmi të rëndë në qytetin Orebro. Shefi i policisë lokale, Roberto Eid Forest, tha në një deklaratë për shtyp se po vijon procesi i identifikimit të viktimave.

“Forcat policore janë ende në vendngjarje dhe po punojmë intensivisht për të zbardhur rrethanat e sulmit,” tha Forest.

Detaje të mëtejshme rreth motivit të sulmit dhe autorit ende nuk janë bërë publike, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për arsye sigurie. Hetimet po vazhdojnë dhe priten të dhëna shtesë në orët në vijim.