10 mijë euro një vizë amerikane/ Një person reklamonte në ‘Instagram’, mësonte aplikantët çfarë të thonin në ambasadë (Emri)

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e mashtrimit mbi pajisjen me viza amerikane kundrejt pagesave deri në 10 mijë euro. Mësohet se Renato Nasto nëpërmjet “Instagram” reklamonte aktivitetin e tij të plaligjshëm, me emrin “viza_amerikane_insider”.

Aty ai shkrunate edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. “Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet.”

 

Në këtë mënyrë ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave.

 

Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

 

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që knë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formulareve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues.

 

Për këtë shkak policia arrestoi personat që kishin mashtruar dhe falsifikuar të dhënat për vizën amerikane  K.P., K.K., K. L., Xh.S., dhe u shpall në kërkim E. Gj.,të cilët kanë rezultuar se në bashkupunim me Renato Naston kanë falsifikuar formularët elektronikë për vizë amerikane duke e plotësuar me të dhëna jo reale.

 

Sipas policise Renato Nasto, paraqitej ditën kur aplikantët kishin intervistën në konsullatë, në Ambasadën Amerikane për marrjen e vizës. Ai i shoqëronte dhe i udhëzonte se si të silleshin gjatë intervistës. Pasi ata përfundonin intervistën, në rast se kulifikoheshin (mernin vizën) Renato Nasto merrte shumën prej 10.000 Eurosh.