1 Qershori i Engjëjve! Për Jonadën, Brianin, Arditin, Gresin dhe Ergesën…

Nga: Igli Çelmeta

Sot, 1 Qershor, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Sa kënaqësi kur sheh sot gëzimin dhe lumturinë e vogëlushëve që festojnë! Gjëja më e këndshme që mund të na ndodhë është të dëgjojmë qeshjen e një fëmije, të shohim fytyrën e bukur dhe sytë plot dritë.

Në këtë 1 Qershor, nuk mund të harrojmë kurrë Jonadën, Brianin, Arditin, Gresin dhe Ergesën, të cilët nuk janë më mes nesh, por do të jenë gjithmonë në zemrën dhe kujtesën tonë. Tashmë janë ëngjëj!

Jonadës, Brianit, Arditit, Gresit dhe Ergesës iu mor jeta në mënyrë të padrejtë. Sot, 1 Qershorin e festojnë me Ëngjëjt në qiell, me sytë nga ne, për të parë se kur do të bëhet drejtësi për ta.
Jonadës ia mori jetën padrejtësisht një “polic” që e përplasi me skaf, teksa po pushonte në plazh me babanë e saj. Brianit ia mori jetën padrejtësisht një “dentist”. Arditit, Gresit dhe Ergesës iu mor jeta padrejtësisht, pasi u gjetën të mbytur në lumin e Bunës.
Trishtim dhe dhimbje e madhe që të këput shpirtin. Sa padrejtësi e madhe iu bëhet fëmijëve!
Sa pak reflektim nga shoqëria!
Jonada, Brian, Ardit, Gresi dhe Ergesa, ju kërkojmë falje që kjo botë mizore ju zgjoi nga ëndrra më bukur, jeta. Vdekja juaj nxori në pah dhe zbuluar gjithë sistemin e kalbur, të korruptuar, të babëzitur, çnjerëzor, gjithë ngrehinën katrahurë, mbi të cilin është ndërtuar ky vend.
Vdekja juaj do të ngelet një plagë e pashërueshme për Shqipërinë!
Në sytë tuaj të bukur dhe të shkruar, sot shohim parajsën ku ndodheni, por me një boshllëk që nuk zëvendësohet kurrë. Lutja për Shpirtin tuaj të bardhë, ngjalltë rrezedritë!

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *