1 orë nga fillimi i protestës së opozitës/ “Fortifikohet Kryesia e Kuvendit dhe Kryeministria“, ambasada amerikane thirrje qytetarëve: Mbani një profil të ulët

Kur na ndajnë nga fillimi i  vetëm një orë nga fillimi i protestës së opozitës,Policia ka marrë më shumë masa sigurie. Është fortifikuar dera e Kryesisë së Kuvendit.

Është vendosur mbrojtje me profile metalike edhe në institucione të tjetra krahas Kryeministrisë.

Protesta do të nisë në orën 18:00 dhe sipas lejes zyrtare që është marrë pritet të përfundojë në orën 22:00. Janë mbi 1200 forca policore në terren. Krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës.

Ambasada amerikane në Tiranë, pralajmëron qytetarët e saj për protestën që pritet të mbahen pasditen e kësaj të hëne. Në njoftimin zyrtar, ambasada amerikane thekson se një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor.

“Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës.” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, e cila ndër të tjera u kërkon qytetarëve të saj në Tiranë, të shmangin vendgrumbullin e prostuesve.

Mesazh për qytetarët e SHBA

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

· Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje

· Monitoroni mediat lokale

· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj

· Mbani një profil të ulët