Teksa sot është dita Ndërkombëtare e Punëtorëve punëtorë të sektorëve të ndryshëm me pankartë në duar “Dinjitet për punëtorët” kanë protestuar edhe para kryeministrisë.
Protesta nuk kishte pjesëmarrje të madhe por të pranishmit ishin edhe përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni Shqiptar për të Drejtat në Punë, punonjës të fasonerive, Sindikata e Psikologovë dhe Punonjësve Social, ish-minatorët.
Pjesë e tyre ishin dhe minatorët. Ata kërkojnë më shumë dinjitet për punëtorët.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ