Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja akuzohet për pastrim parash, e pësoi nga dëshmia e pastrueses: Kap parë kuti me para

Ish-zyrtarja e kryeministrisë Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e kaluar. • Klosi akuzohet për pastrim parash, pasi pastruesja e nxorri zbuluar. • Rozeta Dobi e cila organizoi vjedhjen në shtëpinë e saj bashkë me djalin Havier Dobi, në dëshminë e saj para policisë ka zbuluar se në banesën e Klosit kishte parë shumë para. • Tanimë dosja pritet që të kalojë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e pastrimit të parave. • Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. • Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. • Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. • Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri. • Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej.