A po hidhet “hi”? Kush ishte shenjestra e atentatit në Lundër… Gazetarja ngre pikëpyetje

Nga: Aida Topalli

Atentati i dështuar në Lundër duke lënë pas 4 të plagosur është ende pa autor.

Pavarësisht tentativave për ta zbardhur dhe rënë në gjutmët e tyre, situata nuk duket në kahun e tyre. Fakt që ngre edhe shumë pikëpyetje, pasi dyshimet janë që mbi personat që udhëtonin me G-Class, autorët kanë ngatërruar shenjëstër.

Situatë nga e cila, gazetarja Aida Topalli ka ngritur disa pikëpyetje.

“G-Class dhe shenjestër e gabuar?!

Çfarë ndodhi në të vërtetë mbrëmjen e 17 prillit në kryeqytet? Cili ishte automjeti tjetër tip G-Class që kaloi vetëm pak sekonda para atentatit, tek rrethi i Shkozës?

Cilët janë pronarët e automjeteve G që ka marrë dhe po merr në pyetje policia, banorë në të njëjtën rezidencë?

Pse atentatorët, nëse bashkëshortja e Roan Brahimit do të ishte me të vërtetë shenjestër, nuk e ndoqën dot kur iku në Milot…

Shumë pikëpyetje… Që presin përgjigje!

Vijon…” shkruan Topalli.