“Balta që vjen nga llumi nuk të bën pis”, Jozi “thyen” heshtjen, tregon pse goditi Gjestin

Vetëm pak ditë ka zgjatur qëndrimi larg rrjeteve sociale i Jozit.

Këngëtari është rikthyer në Instagram ku ka thyer dhe heshtjen.

Jozi ka shpjeguar arsyet që e shtynë për të bërë atë veprim, të goditjes së Gjestit.

Sipas tij provokimet e shpeshta e kanë detyruar të ndërmarrë atë akt dhe se ishte i vërtetë në atë lloj loje dhe mënyre me të cilën u shfaq.

Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë! Dua të falenderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova. Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi edhe më shumë, jashtë saj. Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e TopChannel që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne. Një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time. U futa në BigBrother dhe zgjodha që të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time. Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejtë, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim. Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.” Shumë dashuri për të gjithë ju, Me respekt, Jozi!