Hapi lokalin pas vrasjes së djalit, si breshëria e automatikut i mori jetën Gjovalin Prendit (DINAMIKA E NGJARJES)
Ekzekutimi i Gjovalin Prendit trondit Lezhën mbrëmjen e sotme. Vrasja e 64-vjeçarit duket se ka lidhje me të shkuarën e djalit të tij.
Personat që qëlluan mbi 64-vjeçarin mendohet se ishin të paktën 4 persona dhe kanë lëvizur me dy automjete. Ata kanë qëlluar ndaj Gjovalin Prendit me breshëri automatiku dhe janë larguar.
Bashkë me viktimën ndodhej edhe një person tjetër, i cili nuk është prekur nga plumbat. Mjeti është afruar nga hyrja kryesore dhe nga dera është qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej 64-vjeçari. Ky i fundit i kishte rralluar daljet, ndërsa sot kishte shkuar në lokal dhe e kishte hapur atë. Sipas burimeve, dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe të paktën katër persona, të moshës 30-35 vjeç.
Autorët dyshohet se lëviznin me një automjet tip Porsche Cayenne dhe kanë qëlluar drejt 64-vjeçarit, i cili mbeti viktimë e atentatit, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja sëbashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.
64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij qe ndodhet pikërisht pranë kryqëzimit të urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rrubikut, pa e ditur se aty do të ndodhte atentati fatal. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Lezhës ka shoqëruar disa përsona për t’i marrë në pyetje por ende pa rënë në gjurmë të autorëve.