“Do jetoj dhe do bëj një fëmijë të bukur”/ Iu nënshtrua një operacioni në kokë, Dea Mishel rrëfen sfidën shëndetësore dhe ëndrrën për të qenë nënë

Dea Mishel, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka ndarë një rrëfim emocional dhe shumë personal në një intervistë për emisionin “Canape” në T7, ku ka folur për sfidat shëndetësore që ka kaluar dhe një nga dëshirat më të mëdha të jetës së saj: të bëhet nënë.

Në bisedën e sinqertë, Dea rrëfeu për herë të parë se është shtruar në spital një vit më parë dhe ka kaluar një situatë të rëndë shëndetësore që kërkoi edhe një ndërhyrje në kokë, por që nuk e kishte ndarë më parë publikisht. Ajo tregoi se gjatë ditëve të vështira të qëndrimit në spital, kur dhimbjet ishin të mëdha dhe shpresat për shërim dukeshin të zbehta, ajo i gjente forcat në mendimin për mëmësinë.

“Vjet, pothuajse në këtë periudhë kam qenë e shtrirë aty në spital, nuk ia kam thënë askujt këtë, dhe doja shumë një shpresë që ta dija që do të shërohesha… e vetmja gjë që më mbante, kur mbyllja sytë dhe përpiqesha të flija, ishte imazhi i vetes sime si nënë. Thosha: ‘Unë do të jetoj, do të bëj një fëmijë të bukur, do e rris me shumë dashuri’. As ilaçet nuk më qetësonin sa kjo gjë.”

Dea u shpreh se ëndrra për të krijuar një familje të madhe është qëllimi i saj më i madh në jetë, dhe kur të vijë koha për të sjellë në jetë një fëmijë, gjithë përkushtimi i saj do të jetë i përqendruar te mëmësia

.

“Dua shumë të kem fëmijë dhe një familje të madhe. Kam përshtypjen që kur të bëhem me fëmijë, do të jetë fokusi im total aty… e pres me gjithë zemër dhe e di që do të jetë një nga gjërat më të bukura të jetës sime.”

Përmes këtij rrëfimi, Dea Mishel ka treguar një anë të ndjeshme dhe të fortë të vetes, përtej imazhit të saj publik si vajza e bukur që merret me modë e makijazh. Mes sfidave, dhimbjeve dhe heshtjes, ajo ka gjetur një motiv të fuqishëm për të vazhduar përpara: dashurinë e pakushtëzuar për një fëmijë që ende nuk ka ardhur në jetë, por që ka qenë forca e saj më e madhe për të mos u dorëzuar.