Tre persona humbin jetën pas përplasjes së avionit në autostradë në Florida

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Boca Raton të Floridës, ku një aeroplan i vogël i tipit Cessna 310R është përplasur në një autostradë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Mediat amerikane raportojnë se aeroplani, pas disa rrotullimesh në ajër, ka humbur kontrollin pak pas ngritjes nga Aeroporti i Boca Ratonit dhe është përplasur në autostradë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë aeroplanin e përfshirë në flakë, si dhe një veturë që po digjej pranë. Dëshmitarët kanë përshkruar momentet para aksidentit, duke thënë se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe të afërt. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes.