Bashkëshortja e denoncoi të zhdukur në polici, habit këngëtari shqiptar: Flija moteleve, nuk e duroja dot gruan
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi u denoncua si i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk u kthye në banesë për disa ditë.
Vllaznimi, i cili ishte paraqitur më 6 prill për të kënduar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës, nuk u kthye më dhe kjo e bëri gruan e tij të shqetësohej dhe të raportonte në polici më 9 prill. Ajo e denoncoi si të zhdukur dhe tha se nuk kishte mundur të kontaktonte me të.
Megjithatë, pas disa orësh, këngëtari u shfaq vetë në stacionin policor në Prizren, ku shpjegoi se largohej nga shtëpia me vullnet të plotë për shkak të problemeve të vazhdueshme me bashkëshorten.
Ai tha se kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren dhe kishte shmangur çdo kontakt me gruan e tij.