Zyrtarisht në fushatë! Nis beteja për fitore në zgjedhjet e 11 majit! Rama premton Europën, Berisha ndryshimin

Një muaj para zgjedhjeve të 11 majit, në vendin tonë nis edhe zyrtarisht fushata elektorale, duke çelur një muaj të ngjeshur takimesh, mitingjesh dhe përballjesh mes partive që garojnë për pushtet.

Ndryshe nga herët e tjera Partia Socialiste zhvillon takime në të 12 qarqet me gratë një kategori që PS e konsideron themel të mbështetjes elektorale, por edhe pjesë të rëndësishme të përfaqësimit në politikë. Fushata zyrtare e PS hapet më 12 prill në orën 12:00, si simbolikë ndaj 12 yjeve të Bashkimit Evropian, destinacion që socialistët e vendosin në qendër të programit të tyre me sloganin: “Shqipëria 2030 në BE”.

VIDEO/ Kreu i PS, Edi Rama: Gratë e vajzat armata jonë në qarqet e vendit! Arsyeja që jemi të pathyeshëm

Rama: Fitorja 4 me 0 në Kavajë, PS mbi “Kënetën Madhështore”, mezi pres rezultatet e “Mamicës”

Rama paralajmëron për një kryeministre grua në 2030: Do ta mbështesim së bashku

Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” janë të parët që hapin fushatën me një miting madhor në sheshin “Nënë Tereza”. Figura qendrore e kësaj fushate do jetë Chris Lacivita, strateg politik amerikan që pritet të drejtojë nga afër këtë garë për PD-në.

Berisha në miting: Sëmundja e Shqipërisë quhet Edi Rama! Lufta e tij me PD-në është si ajo e Don Kishotit me mullinjtë e erës

Berisha nga sheshi “Nënë Tereza”: Në 12 vite Shqipëria u shkretua! U bë gjithçka që të mos kishim emër e flamur

Berisha: Jam politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria, bandat dhe ministrat hajdutë do të vendosen para ligjit

Lulzim Basha do të çelë gjithashtu fushatën më 12 prill, një orë përpara socialistëve, nën logon e koalicionit Euroatlantik, duke kërkuar të mbajë një profil të pavarur nga fraksioni Berisha.

Në këtë garë, secili koalicion ka 186 kandidatë për deputetë, sipas formulës së re zgjedhore: 140 nga lista e hapur dhe 46 nga lista e mbyllur.

Me ndarje të thella në opozitë dhe një PS që kërkon konsolidimin e pushtetit përtej 2025-ës, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë ndër më sfidueset e viteve të fundit, ku jo vetëm dy partitë kryesore, por edhe forcat e reja do kërkojnë të bëjnë historinë.