Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra.
Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë, por edhe luleshtrydhe me pesticide.
Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.