Dosja ‘Buka’ /GJKKO pranon kërkesën për zgjatjen e hetimeve ndaj Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministër

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka miratuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të dosjes “Buka sha”. Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar për më 2 korrik 2025.

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të privatizimit të shoqërisë “Buka sha”, në një operacion që ka përfshirë biznesmenin Lirim Fezollari dhe ka sjellë ndërtimin e kompleksit “Emerald” në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Akuzat thonë se ky veprim ka shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh për familjen Myderizi, që ka fituar proceset gjyqësore ndaj privatizimit të shoqërisë.

Sipas SPAK, Ahmetaj është nën akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”, dhe ka një urdhër-arresti ndërkombëtar në mungesë për këto vepra penale.