Kriza për punëtorë, më shumë vende pune, por më pak njerëz në Pogradec
Pogradeci në dy vitet e fundit ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, mungesë e cila reflektohet më shumë në sektorin e prodhimeve dhe shërbimeve.
Altin Pojanaku ka një furrë në qytetin e Pogradecit. Deri pak vitesh, ka patur 12 të punësuar ndërsa sot në mungesë të fuqisë punëtore, punon vetëm me bashkëshorten e tij.
Mungesa e fuqisë punëtore haset edhe në sektorin e transportit. Jori Ibi, menaxher i një firme transporti tregon se vështirësia e gjetjes së punëtorëve është tejet e madhe e për këtë janë detyruar që opsion të kenë punonjësit e huaj.
Edhe këtë vit vështirësi për punonjës të shërbimit haset edhe në sektorin e hotelerise, restoranteve dhe bareve.