Mijëra studentë “pushtojnë” Beogradin, kërkojnë largimin e Vuçiç

Mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd demonstruan të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbis. Ata kërkojnë drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit kur u shemb. çati që vrau 14 persona.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos “inkurajojë përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve”.

Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte dhe incidenti që ndodhi dje në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues .

Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)